Edhe pse marrëveshja për vaksinat kineze u nënshkrua shumë më herët nga marrëveshja me vaksinat ruse, sërish këto të fundit do të arrijnë më shpejtë.

Sipas paralajmërimeve të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, vaksinat nga kompania “Sputnik V” do të arrijnë nesër, ndërkaq imunizimi me to do të fillojë të mërkurën.

“Vaksinimi do të fillojë të mërkurën, kurse nesër duhet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit rreth orës 14:00”, tha Filipçe në Saraj, transmeton TV21.

Sasia e parë që do të arrijë përfshin 3 mijë vaksina. Janë paraparë për dozën e parë të vaksinimit, ndërkaq në ndërkohë pritet të arrijnë edhe sasia tjetër për dozën e dytë.

Nga ana tjetër, gjatë javës u njoftua se marrëveshja me vaksinat kineze ka shënuar regres, pasi u kthye avansi për to.

Ende nuk dihet se kur do të arrijnë të njëjtat, ndërkaq u tha se gjatë muajit mars pritet të arrijnë 21 mijë doza nga Pfizer.

Deri tani në vend është kryer imunizimi i vetëm personelit mjekësor me vaksinat Pfizer që erdhën si donacion nga Serbia