Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në male borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri 5, ndërsa ajo e ditës prej 2 deri 10 gradë Celsius.
Në Shkup, moti kryesisht do të jetë me vranësira të përkohshme dhe erë të dobët deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 4, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 7 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme me të reshura të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta të borës. Më shumë të reshura priten të hënën, kur do të fryjë erë mesatare, ndërsa të martën dhe të mërkurën e përforcuar nga drejtimi verior. Sot dhe të nesër në disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.