Gjykata Supreme ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukovski dhe Sashe Vasilevski dhe ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov -së do mbeten apo do të dalin nga paraburgimi.
Ndonëse para katër ditëve në seancë publike 15 të akuzuarit kërkuan lirim nga paraburgimi, gjykata më e lartë nuk tregon çfarë vendimi ka marrë. Përgjigjet nga Gjykata Supreme janë se gazetarët për këtë do të informohen në kohë. Avokati Zvonko Davidiviq i cili e mbron Dushko Llazarovin, ish shef i njësiteve speciale në MPB, nuk ka kurrfarë informate edhe pse 48 orët për vendosje të Gjykatës Supreme tanimë kanë kaluar.

“Gjykata Supreme pavarësisht sa të dyshuar janë, patjetër të punojë sipas afateve. Është e dhimbshme, unë shumë herë kam thënë, nuk ka absolutisht kurrfarë përgjegjësie gjatë veprimit të tillë jashtë ligjit. Askush nuk kërkon përgjegjësi nga askush dhe prandaj nuk kemi reforma. Nëse ka afat që ju si mbrojtës e keni tejkaluar, do vuani pasojat. Nëse atë afat e tejkalon gjykata, nuk bëhet asgjë, askush nuk merr përgjegjësi e as që kanë ndonjë përgjegjësi. Thënë ndryshe ata ashtu kanë gjetur dhe ashtu bëjnë” – tha Zvonko Davidoviq, avokat.

Ankesat për paraburgimet për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit për herë të parë u bënë në Gjykatën Supreme. Më parë veproi Gjykata e Apelit. Për atë nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do dalin nga paraburgimi varet nga vendimi i 5 gjykatësve suprem. Kryetar i Gjykatës është Jovo Vangellovski i cili është edhe kumbarë i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski. Ndryshe, në periudhën e kaluar Gjykata Supreme ishte në qendër të vëmendjes së opinionit pasi kjo gjykatë mori vendim nga paraburgimi ta lirojë biznesmenin Sead Koçan, ndonëse ai ishte në arrati. Pikërisht për atë rast në Këshillin Gjyqësor zhvillohet procedurë për shkarkimin e Jovo Vangellovskit dhe katër gjykatësve tjerë që vendosën për Koçanin edhe pse ai 2 muaj gjendej në arrati dhe policia e kërkonte me fletë arrest ndërkombëtarë./Alsat-M/