Policia maqedonase ka arrestuar kosovarin me iniciale E.A. të moshës 28 vjeçare. Ai është arrestuar të dielën, gjatë hyrjes në Maqedoni, në vendkalimin Bllacë, shkruan Gazeta Lajm.

Sipas policisë, gjatë evidentimit të tij në kufi, policia ka konstatuar se E.A. gjendet në listën e personave që duhet arrestuar, në bazë të një telegrami nga viti 2016. Pas arrestimit, ai është dorëzuar në stacionin policor të Bit Pazarit. MPB nuk ka dhënë detaje mbi shkaqet pse është dënuar me arrest 28 vjeçari nga Kosova.