Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Prive”, burime pranë tij kanë konfirmuar se 2 Ton është duke synuar tregun ndërkombëtar.

Ai është duke publikuar çdo muaj nga një këngë të re, të cilës i përgatit edhe tekstin në anglisht.

Së fundmi reperi ka publikuar këngën e tij në bashkëpunim me Samanta Karavellën “Bashk”, por thuhet se ai është duke përgatitur një këngë ritmike në anglisht, me të cilën kërkon të depërtojë jashtë kufijve.

Momentalisht, 2 Ton është duke bashkëpunuar me një producent kanadez. Mbetet për tu parë në qoftë se ai do të arrijë tregun nërkombëtar.