Një 3 vjeçare në Chinqai të Kinës ka shpëtuar për mrekulli pasi për pak rrezikoi të shtypej nga treni. 3 vjeçarja e cila ndodhej në stacion bashkë më të ëmën, ka rrëshqitur nga platforma dhe ka rënë në binarë, pak momente para se treni të nisej.

Fatmirësisht kalimtarët e kanë ndihmuar atë me shpejtësi dhe e kanë nxjerrë prej aty duke i shpëtuar jetën.

Në video mund të shihni momentin kur e ëma përqafohet me vajzën, pas minutave të tmerrshme dhe ankthit që përjetuan.