Ministria e punëve të brendshme gjatë ditëve të kaluara ka zbatuar kontrolle të përforcuara në qarkun Shkup-Ohër-Shën Naum, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë dënuar 330 shoferë për vozitje me shpejtësi mbi të lejuarën, transmeton Almakos.

21 shoferë kanë vozitur me 70 kilometra në orë mbi të lejuarën, ndërsa 124 shoferë me mbi 50 kilometra në orë mbi të lejuarën.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe sot edhe në ditët në vijim, ndërsa është evidente se ka edhe ulje të numrit të aksidenteve në periudhën kur këto kontrolle zbatohen./Almakos/