76% e të rinjve të moshës 15-29 kanë ikur nga shteti për të gjetur punë. 35% kanë ikur në kërkim të jetës më të mirë, ndërsa 36% kanë ikur për shkak të gjendjes politike, thonë nga OJQ-të e emëruara Rrjeti për pengimin e largimit të njerëzve. Hulumtimin e zhvilluan Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) dhe Fondacioni britanik Vestminster. Nga ky Rrjet alarmojnë se për një të ri të larguar, vendi humb edhe shumë para.

Sipas hulumtimeve, shteti në nivel vjetor humb 15 846 euro nga një njeri i larguar, gjegjësisht kjo në nivel vjetor do ishte rreth 300 milionë euro nga PBV-ja- deklaroiIvan jovanov, Rrjeti për pengimin e largimit të njerëzve të mençur.

Të dhënat tregojnë se 25% e të rinjve që kanë vendosur të kthehen në shtëpi, këtë e kanë bërë për shkak të nostalgjisë, ndërsa 19% për shkak të pamundësisë të gjejnë punë të qëndrueshme jashtë vendit. 19% e të tjerëve kanë vendosur të fillojnë biznes personal në vendlindje.

Nga sektori civil thonë se nuk kanë të dhëna konkrete për atë se sa është numri i të rinjve që e kanë braktisur shtetin, por thonë se është më se e domosdoshme të bëhet regjistrimi i popullatës.

Sipas raportit të Bankës botërore për migrim, një e katërta e popullatës në vend është larguar në periudhë prej 15 viteve, dhe numri i tyre është rreth 500 mijë persona. (Alsat)