Në disa besime ndalohet konsumimi i mishit të derrit, por a ka diçka më shumë përtej mësimeve fetare, për të cilën duhet të ndërgjegjësoheni? Doktorët në gjithë botën theksojnë se konsumimi i mishit të derrit është i rrezikshëm për shëndetin. Sipas studimeve shkencore ekzistojnë disa arsye pse njerëzit nuk duhet ta konsumojnë mishin e derrit.
1. Derrat janë kafshë që ushqehen me pothuajse çdo gjë duke nisur nga mbetjet, jashtëqitjet etj. Ata e tresin ushqimin për katër orë, kohë jo e mjaftueshme që sistemi i tyre tretës të mund të eleminojë toksinat nga trupi.
2. Derrat nuk djersijnë, që domethënë nuk arrijnë të nxjerrin jashtë toksinat me anë të djersës si kafshët e tjera. Kjo e bën mishin e tyre edhe më toksik për t’u konsumuar.
3. Sipas një hetimi të kryer nga Consumer Reports, 69% e derrave të testuar ishin bartës të një bakteri të rrezikshëm që quhet Yersinia enteroclitica, si dhe të baktereve të tjera. Shumica e këtyre baktereve janë rezistente ndaj antibiotikëve, kështu që nëse sëmureni kurimi do të jetë shumë i vështirë.
4. Derrat janë bartës të parazitëve, viruseve dhe organizmave të ndryshëm, të cilët transmetohen direkt në trupin e njeriut. Këtu përshihen taenia solium, menangle virus, trichinella, hepatiti E etj.
Ju duken arsye bindëse për të ndërprerë menjëherë konsumimin e tij ose t`i kushtoni më shumë rëndësi kushteve dhe mënyrës se si ai gatuhet?