Rita Ora mund të jetë vetëm 26 vjeç, por ajo është tashmë një yll në rritje. “Body on Me”, albumi i parë këngëtares kishte debutuar në vendin e parë  në  Mbretërinë e Bashkuar. Pavarësisht nga fakti se Ora tani  është në qendër të vëmendjes, ka ende disa gjëra që shumë njerëz nuk i dinë rreth saj.

Ne ju paraqesim 4 fakte/ gjëra  interesante që ju ndoshta nuk i dini rreth Rita Orës.

1:   Si fëmijë ishte vendosur në shtëpinë e kujdesit social

Para se të fillonte një jetë qetë me vëllaun dhe motrë e saj,  prindërit  e Rita Orës shkuan  në Angli, mirëpo gjendja financiare  e prindërve të saj nuk ishte stabile. Për një kohë të caktuar Rita bashke me vëllaun dhe motrën ishin vendosur në shtëpinë e kujdesit social. Babai i Rita Orës ishte i detyruar të punonte në një piceri, për të mbajtur familjen e tij. Pas një kohe ai arriti të hapë pub’in e tij në qendër të Londrës.

2: Emri i saj është vendosur për shkak të aktores ‘Ikonë’ Rita Hayworth

Gjyshi i Rita Orës, Besim Sahatçiu ishte një regjisor që idolizonte aktoren  Rita Hayworth. Rita u emërua pas aktores së famshme, përderisa edhe Rita thotë se është një nga idhujt e saj.

3: Ajo zotëron një shishe të personalizuar të salcës së njohur ‘Tobasco’

Edhe pse shumë yje mund të mburren me yllin e tyre në bulevardin e Hollywoodit, askush nuk mund të pretendojë pronësinë një salce të personalizuar, siç ështët Tobacso.. Rita ka deklaruar në disa intervista se ajo ka një obsesion me këtë salcë të pikante dhe spërkat atë mbi drithëra, fruta , pothuaje në çdo gjë .

Ajo madje pretendonte se gjithmonë mban një shishe në çantën e saj. Kompania e njohur ishin të befasuar nga mbështetja e saj, ku i shkruan një letër falenderimi dhe vendosën ta bëjnë  një shishe salcë tabasko me fjalët – Rita “I’m just weird like that. I just really love hot salce “

4: Rita është e klasifikuar me vokal mezo-soprano.

Kjo i referohet një zëri klasik të kënduari që ulet në mes kategorive contralto dhe soprano . Në muzikë klasike, Mezzo-Sopranot  në opera zakonisht këndojnë në rol mbështetës.

Ish trajneri i saj ishte Sylvia Young, i cili i kishte ndihmuar atë për të arritur gamën e saj të plotë vokale./gazetametro.net