mandarinaMandarinat janë ndër frutat më të shijshëm, dhe veç kësaj janë edhe shumë të shëndetshëm.

Tani, është periudha kur ato konsumohen më së shumti dhe njerëzit duhet ta dinë se përse duhet t’i konsumojnë ato edhe më shumë.

Më poshtë ua sjellim  listën e 4 të mirave shëndetësore që i sjellin mandarinat, e që ndoshta nuk i keni ditur.

1) Mandarinat, njëjtë sikurse portokallët, janë të pasura me vitamina të ndryshëm.

Ato më së shumti janë të pasura me Vitaminë C, gjë e cila e bën të përsosur si antioksidant për trupin tuaj.

2) Ato gjithashtu janë përdorur shpeshherë edhe si ilaç pasi që i luftojnë sëmundjet e ndryshme të lëkurës dhe artritin.

3) Ato janë shumë të mira për shërimin e prerjeve të vogla dhe plagëve.

4) Veç këtyre, ato gjithashtu ndihmojmë edhe për thithjen e hekurit nga ushqimet tjera në mënyrë shumë të lehtë.