Një vendim i rëndësishëm historik që do të çudisë britanikët do të shpallet në mbrëmjen e Krishtlindjes në Britaninë e Madhe. Princi Charles mund të heqë dorë nga froni duke ia kaluar të drejtën të birit Uilliam.

Charles prej dekadash pret të zërë vendin e mamasë së tij, mbretëreshës, por duket se tashmë ka hequr dorë nga kjo dëshirë. Charles do të njoftojë se pasardhësi i mbretëreshës Elizabetë II do të jetë Uilliam, dhe jo ai.

“Daily Mail” shkruan se qasja e Princit Uilliam në dokumentet e kabinetit nuk është përgatitja e tij e vetme për postin mbretëror.

Mbretëresha po e lejon atë të marrë pjesë  në takime konfidenciale dhe po organizon sesione informuese me anëtarë të lartë të familjes së saj.

Kjo ka bërë që të lindin dyshime se babai i tij Princi Charles, 67 vjeç, mund t’ia kalojë direkt fronin Uilliamit 33-vjeçar.

princi carls