Të paktën 48 persona, shumica civilë, kanë mbetur të vdekur në një sulm me bombë që nodhi sot në qytetin verior të Siris, A’zaz, pranë kufirit me Turiqnë, njoftoi OSDH-ja.

“Shpërthimi, nga një kamion i mbushur me eksploziv, goditi qytetin që është nën kontrollin e rebelëve, duke shkaktuar gjithashtu dhjetëra të plagosur”, theksoi Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

A’zaz kontrollohet nga grupet rebele, shumë nga të cilatë janë të përfshira në një fushatë të mbështetur nga Turqia kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) pranë provincës së Alepos.

Për momentin asnjë nga grupet ndërluftuese nuk ka marrë përsipër këtë sulm.