David Beckham është thjesht një nga njerëzit më të famshëm në planet. I tillë është niveli i famës që ai e ka arritur, duke kapërcyer profilin e tij si një ish- futbollist dhe duke u bërë pjesë e listës A të njerëzve më të famshëm në rruzullin tokësor. Falë edhe pamjes së tij të jashtëzakonshme, Beckham është bërë shumë i njohur, i kërkuar, por edhe i pasur, pas një marketingu të mahnitshëm që ai ia ka bërë vetes. Ai ka pasur edhe një karrierë të madhe si futbollist, ku ka luajtur për skuadra të mëdha, si: Manchester United, Real Madrid, LA Galaxy, AC Milan dhe Paris Saint Germain, si dhe për kombëtaren e Anglisë. Por, çfarë duhet ditur për një superyll, i cili ka të ngjarë që nuk është menjëherë i njohur nga të gjithë? Për këtë edhe mund të lexoni në këtë artikull. Më poshtë janë 10 gjërat që ju ndoshta nuk i keni ditur për Beckham-in, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

5. Vuan tmerrësisht nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv

Miliona femra në mbarë botën do të dëshironin të jetonin me Beckham-in, por ato mund të ndryshojnë këtë mendim kur të kuptojnë se ai vuan tmerrësisht nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv. Ky çrregullim i David-it ka të bëjë me atë se gjithçka në jetën e tij duhet të jetë e përsosur, gjë e cila mund të jetë shumë bezdisëse për gruan e tij Victoria dhe katër fëmijët. Ai nuk mund të jetë rehat derisa gjithçka të jetë perfekte, edhe pse ne duhet të supozojmë se ky përkushtim i tij për përsosmëri ka kontribuar në suksesin e tij si futbollist dhe biznesmen, gjë e cila nuk mund të vlerësohet si diçka e keqe.

4. Në një nga tatuazhet e tij është shkruar gabimisht

Vlerësimi i fundit është se Beckham ka rreth 40 tatuazhe në gjithë trupin e tij, duke filluar nga emrat e fëmijëve të tij e deri te numri 23, të cilin e ka bartur në fanellën e Real Madrid-it. Megjithatë, në njërën prej tyre, të cilën ia ka kushtuar gruas së tij të dashur, për fat të keq, është shkruar gabimisht emri i saj: “Vihctoria”.

3. Ai qan kur shikon filma ose seri të caktuara

Në një intervistë në BBC Radio në vitin 2013, David e ka pranuar se filmi “Armageddon” me Bruce Willis-in e bën atë emocional, derisa e ka pranuar se seritë “Friends” dhe “The Office” e bëjnë atë edhe të qajë.

3. Ka luajtur edhe rolin e aktorit

Ashtu edhe si disa yje të sportit me famë botërore, edhe Beckham e ka luajtur rolin e aktorit. Ai është shfaqur në serialin “Only Fools and Horses”, pastaj në “The man frome uncle” dhe në filmin “Goal”, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. I përkushtuar për bamirësi

Tashmë dihet se David bënë shumë punë për bamirësi dhe ajo që ai e bënë është më të vërtetë e jashtëzakonshme. Beckham dhe gruaja e tij e kanë edhe një organizatë, e cila i ndihmon fëmijët e sëmurë dhe të paaftë. Ai, po ashtu, është edhe ambasador i UNICEF-it, pastaj pjesë e organizatave, si: Comic Relief, Elton John AIDS Foundation, Red Cross, Sport Relief, Help for heroes, WildAid dhe të tjera. Beckham, po ashtu, e ka dhuruar pagën e tij si futbollist profesionist kur ai luante për Paris Saint Germain të tërën për bamirësi.

S