Dje, një 52-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Shkup, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 01.12.2021 në ora 20.40 në SPB Shkup është denoncuar se në shtëpinë ku ka qenë duke jetuar në rrugën “Bosnja e Hercegovina” është gjetur e vdekura M.K.(52) nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion”, qëndron në kumtesë, transmeton TV21.