Vizita e planifikuar e Presidentit amerikan Donald Trump në Britani mund të lihet në pritje, pasi Mbretëresha nuk e përmendi atë në fjalimin e saj në parlament.

Fjalimi i Mbretëreshës tradicionalisht përfshin vizitat e planifikuara të qeverisë, megjithatë programi i shpallur për dy vitet e ardhshme përmbante vetëm një referencë për të mirëpritur Mbretin dhe Mbretëreshën e Spanjës në korrik.

izita e Trump ishte planifikuar fillimisht për këtë verë.

Megjithatë, raportet se Trump do të vizitonte Britaninë shkaktuan demonstrata në shkallë të gjerë.

Mijëra marshuan nëpër Londër për të protestuar ndaj vendimit, ndërsa 1.8 milionë njerëz nënshkruan një peticion që i kërkoi Kryeministres May të anulonte ftesën.

Trump më vonë i tha kryeministres se nuk do ta vizitonte vendin ishullor nëse ka të ngjarë të shkaktojë demonstrata të gjera.