Mbreti i Arabisë Saudite ka emëruar djalin e tij Mohammed bin Salman si princ kurorë , duke shkelur  protokollet  e Mbretërisë.

Nipi i tij, Mohammed bin Nayef, ishte i pari në listë për marrjen e fronit, pasi ishte djali i Mbreti të mëparshëm, raporton “BBC”

Mbreti Salman, 81 vjeç, u ngjit në fron në janar të vitit 2015, pas vdekjes së vëllait të tij Abdullah bin Abdul Aziz.

Dekreti i sapo nxjerrë i mbretit gjithashtu ka përcaktuar se  Princi Mohammed bin Salman, 31 vjeç, do të bëhet zëvendëskryeministër duke mbajtur edhe postin si ministër i mbrojtjes.

Ndërkohë Princi Mohammed bin Nayef, 57 vjeç. është larguar nga roli i tij si kreu i sigurisë vendore, shkruan syri.net. Ai ka premtuar besnikëri ndaj princit të ri të kurorës, njofton agjencia e lajmeve SPA.

Arabia Saudite zakonisht është qeverisur nga mbretërit që janë rreth të 70-tave ose  ose 80-tave.