Një nga arsyet përse kanceri i vezoreve diagnostikohet kaq vonë ka të bëjë me hapësirën që zë në stomak dhe pjesën pelvike. Ka mjaftueshëm hapësirë për organet që të lëvizin ndërkohë që masa tumorale rritet, duke fshehur si rezultat edhe simptomat. Në momentin që nuk ka më hapësirë që masa tumorale të fshihet, atëherë pacienti fillon të zbulojë edhe simptomat e kancerit të vezores. Përveç kësaj, shenjat mund të ngatërrohen lehtësisht edhe me gjendje të tjera shëndetësore. Fundja, kush nuk ka ndier fryrje barku në një moment të caktuar. Edhe pse gjysma e rasteve me kancer të vezores janë hasur te gratë mbi moshën 63 vjeç, as gratë më të reja nuk janë imune ndaj kësaj sëmundjeje, sidomos nëse kanë një mutacion gjenetik BRCA që rrit rrezikun për zhvillimin e kancerit të vezores dhe gjirit. Lajmi i mirë është se 94% e grave me kancer të vezores jetojnë më gjatë se 5 vjet nëse sëmundja kapet që në fazat e para. SIpas Shoqatës Amerikane të Kancerit është e rëndësishme të njihni simptomat që paralajmërojnë për këtë sëmundje. Ja cilat janë 8 shenjat e para:
A.Gjakderdhje: Gratë që i kanë mbijetuar kancerit të vezores tregojnë se kishte raste që ju vinin periodat edhe çdo 2 javë. B.Fryrje barku dhe probleme me jashtëqitjen.
C.Ngopesh menjëherë dhe ke mungesë oreksi.
D.Dhimbje barku .
E.Dhimbje shpine (gratë që vuajnë nga kanceri i vezores mund të përjetojnë dhimbje të shpinës në momentin që akumulohen lëngje në pjesën pelvike ose kur tumori përhapet në gjithë pjesën abdominale).
F.Probleme me frymëmarrjen
G.Probleme me tretjen
H. Nevojë për të shkuar sa më shpesh në tualet.