Këngëtarja kosovare Rita Ora do të performojë në ceremoninë e sivjetme të “Brit Awards”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja që është shprehur shumë e lumtur.
“Kam një lajm! Vajza juaj do të performojë në ‘Brit Awards’ sivjet! Më 21 shkurt”, ka shkruar ajo në Instagram.
Në edicionin e sivjetmë të “Brit Awards” do të jetë e pranishme edhe këngëtarja tjetër kosovare Dua Lipa. Ajo është e nominuar në pesë kategori.