qenan aliuShkruan:     Qenan Aliu

Miq të dashur,

Para dy decenieve , më 9 korrik, në Gostivarë ndodhi një akcion brutal policor, ku mbeten tre të vrarë shum të lënduar dhe me qindra shqiptarë të malltretuar. Pretekst ishte demek zbatimi i ligjit në fakt zbatimi i Vendimit të Gjykatës kushtetuese, atë botë në lidhje me mënyrën e përdorimit të Flamurit Kombëtarë. Ishte një akcion plotësisht i panevojshëm, tendencioz që pati për synim vetëm e vetëm demonstrim i forcës së shtetit. Çka fshihej pas gjithë kësaj , pa dyshim se dëshmitari kryesorë është atëherë më 1997-të, kryetari i Gostivarit z. Rufi Osmani. Shqiptarët sot me homazhe përkujtuan viktimat , përkujtuan dëshmorët në mbrojtje të përdorimit të Flamurit kombëtarë dhe përkujtuan dhimbjet dhe vuajtjet e tyre nga rregjimet. Por 9 Korriku si duket, edhe këtë vitë ishte ditë e mbrapshtë për shqiptarët në Maqedoni. Pushteti edhe sot herët në mëngjes pa zbardhur drita ka zbatuar poashtu një operacion të madhë policor me bastisje brutale në Çair, Gazi Babë dhe Tetovë ! Kanë bastisur dhe privuar nga liria sipas MPB të dyshuar si përfaqësues të ashtuquajturës ISIS, apo përfaqësues të shtetit islamik. Pra gjoja teroristë islamikë dhe ekstermistë islamikë. Kështu nga kjo ministri ndodhi edhe me rastin ,, Monstra,,. Press koference spektakulare si sot me bastisje spektakulare, por asgjë nuk doli nga ,,monstra,, me ekstremizmin islamik, as terorizmin islamik, përveç se vrasje makabre e pesëfishtë që sot akoma mbetet një nga ngjarjet enigmatike si rast i dyshuar në skajshmëri dhe pa prova të besueshme.E vërteta pritet të dalë[ në sheshë ! Çfarë do të delë me bastisjet e sodit,për çfar terorizmi dhe ekstremizmi do të jetë fjala mbetet të shihet ?! Përsëri mund të ketë të ngjarë që asgjë të mos ket të përbashkët me spektakularitetin policorë dhe me ekstremizmin e pandehur !! Por jo vetëm 9 korriku, shumë ditë , këto dy decenie e gjysëm për shqiptarët e Maqedonisë ishin të zeza, por ja ka edhe asisoj politikanësh të koritës së pushtetit të atëhershëm…