Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland, të hënën në Shkup do t’i përcjellë politikanëve të vendit porositë dhe qëndrimet e njëjta me zyrtarët e BE-së. Këtë e ka thënë ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, gjatë një interviste për të përditshmen Utrinski.

Implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos dhe hapja e rrugës për zgjedhje nga ana e katër partive politike mbeten akoma elemente shumë të rëndësishme për ecjen e vendit para dhe dalja nga kjo situatë, me krijimin e një qeveri e cila është tërësisht legjitime dhe nuk është e infektuar nga skandalet, thotë Bejli. Ai është shprehur optimist që nëse ka vullnet të mirë, ajo mund të arrihet. Alternativa, sipas tij,  është që këtë verë vendi të përballet me stagnim dhe me pasiguri me të gjitha pasojat nga ajo.

“Reformat urgjente prioritare dukshëm janë këtu. Ekzistojnë çështjet e sundimit të së drejtës dhe mediat, kështu që është shumë me rëndësi që Qeveria të ec përpara rreth këtyre. Dhe e treta është çështja e përgjegjësisë që përfshin Prokurorinë Publike Speciale, sepse nëse nuk vendoset përgjegjësi për bisedat e përgjuara dhe për përmbajtjen e zbuluar në ato, vendi do të mbetet i ngatërruar në krizë”, ka thënë Bejli.

Ai tha se zbatimi i hetimeve në mënyrë profesionale dhe pa pengesa nga ana e PSP-sëështë test i vërtetë për sundimin e së drejtës në vend. Ai ka thënë se ka në bazë të raporteve të BE-së, vlerësimeve të tyre dhe anketave të qytetarëve, ekziston pabesueshmëri në sistemin gjyqësor. Sipas tij, procesi që kërkohet është sfidë për për integritetin e sistemit gjyqësor dhe përgjigjia e asaj sfide do t’i ndihmoj vendit të ec përpara. Ndërkohë, i pyetur në lidhje me sanksionet e BE-së dhe nëse edhe ShBA do ta ndjekë atë politikë, Bejli u përgjigjen që Maqedonia veç më po përballet me sanksione të mëdha.

“Nuk do t’i komentoj spekulimet, por do ta them këtë. Sanksioni më i madh veç më po ndodh. Ai është fakti që Maqedonia nuk përparon në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s dhe ai është problem real. Ai problem sjell që disa investitorë të rijnë anash, ndërsa disa prindër të jenë të shqetësuar për ardhmërinë e fëmijëve të tyre. Këto janë sanksionet më të mëdha që mund t’iu ndodhin. Ne duam t’i ndihmojmë Maqedonisë që të përparoj drejt NATO-s dhe BE-së, të vendos demokraci multietnike dhe të qëndrueshme. Atë e duan edhe shumica e qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë gjithashtu Bejli.

Ndërkaq, në lidhje me ligjin e ri për reklamat qeveritare në media, Bejli tha se ajo qëështë me rëndësi dhe që është diskutuar në negociata është që të ketë sistem fer dhe transparent dhe resurset publike të shfrytëzohen në mënyrë të mençur.