Është sekretar organizativ në Vetëvendosje por nuk komenton deklaratat e shefit të tij të partisë.
Ismajl Kurteshi, që zuri vendin e Dardan Molliqajt në Vetëvendosje nuk flet për kolegët e tij që kanë ofruar dorëheqjet.
Ai ka etëm një bindje. Që situatën aktuale do e tejkalojnë.
Por, për Tribuna Channel foli edhe Arben Gecaj ish udhëheqës i fraksionit +, grup ky që u larguan si të pakënaqur nga Vetëvendosja kohë më parë.
Ai thotë se pakënaqësitë të cilat i ka shfaqur në publik deputetja Aida Dërguti, janë arsyeja që ata janë larguar si grup.
Në anën tjetër edhe Rron Gjinovci si ish kryetari i qendrës së studentëve në VV tha se në Lëvizje është proklamuar gjithnjë barazia, drejtësia, demokracia, por gjithnjë ka ndodhur e kundërta e saj.
Ndërsa analisti Imer Mushkolaj thotë se sa më e madhe partia, natyrisht se edhe mospajtimet sa vijnë e shtohen.
Të kontaktuar nga Tribuna Channel dy deputetet e këtij subjekti politik Shqipe Pantina dhe Albulena Haxhiu nuk kanë dashur të flasin.
Haxhiu vetëm ka pranuar se ka ofruar dorëheqjen nga ky kryesia e partisë.
Zhurma filloi pas publikimit të disa mesazheve brenda anëtarëve të këtij subjekti, e më pas etiketimeve dhe ofendimeve që anëtarët e këtij subjekti i bën njëri – tjetrit.