Brenda gjithësecilit prej nesh fle një botë e brendshme të cilën jo gjithmonë duam ta ndajmë me të tjerët, aq sa shpeshherë rrezikojmë mbetemi në limitet e njohjes së vetvetes.

1.Në qoftë se imazhi i pari që ju tërhoqi vëmendjen është luani bëni pjesë në radhët e atyre njerëzve që e dinë mjaft mirë se çfarë duan nga vetja. Personaliteti i fortë dhe etja për sukses janë dy prej tipareve tuaja dalluese, të cilat ju kanë ndihmuar gjithmonë në realizimin e ambicieve tuaja.

2.Në qoftë se imazhi i parë që vutë re në fotografinë e mësipërme është gorilla, duhet të ndiheni ‘’me fat’’ pasi jeni një detajist i lindur të cilit nuk i shpëton asgjë dhe jo vetëm. Jeni gjithmonë në kërkim të kuptimit më të thellë të gjërave që ju rrethojnë, por kjo është vetëm një anë e medaljes pasi besimi i lartë në vetevete dhe natyra e mirëfilltë analitike ju distancon nga të tjerët.

3.Edhe pse të vegjël, peshqit nuk mund të mos tërhiqnin vëmendjen tuaj. Jeni një optimist i përjetshëm, ëndërrimtar e hera-herës edhe idealist. Njerëzit që ju rrethojnë kanë të drejtë t’ju paralajmërojnë të mos tregoheni shumë naiv pasi rrezikoni që të tjerët ta keqkuptojnë, madje edhe të përfitojnë nga natyra juaj e butë.