Kjo video e filmuar nëpërmjet një droni shfaq kaosin e krijuar nga automjetet në një autostradë të mbuluar nga bora.
Në këtë aksident ishin të përfshira rreth 100 automjete. Makina dhe kamiona ngecën në borë ose rrëshqitën jashtë rrugës.
Ngjarja u regjistrua në autostradën e Interstate pranë Marshfield në Missouri të SHBA.
Mediat lokale raportojnë se nga ky kaos i shkaktuar ndërroi jetë një grua ndërsa 11 persona mbetën të plagosur.