Fatkeqësisht, mund të konstatoj se kjo është një periudhë e vështirë për Republikën e Maqedonisë, kjo dëshmohet edhe nga thirrjet e qytetarëve në emisionet e mëngjesit. Në përgjithësi njerëzit nuk janë të kënaqur me cilësinë e jetës dhe se unë këtë e vërej në kontakt të përditshëm me qytetarët, pavarësisht moshës së tyre, theksoj kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në programin e mëngjesit në TV Sitel, “E dua Maqedonië” (Ја сакам Македонија),përcjell fol.
Mickoski vuri në dukje se nga të gjitha konkluzionet , sugjerimet dhe kritikat e tyre, politikanët duhet të nxjerrin mësime dhe të përcaktojnë trajektoren në ndjekjen e politikave.
Unë mendoj se ne duhet të mësojmë shumë gjëra nga programet e mëngjesit si dhe nga kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve.
Depresioni social normal se ka përshkuar vendin, përderisa ne kemi politikan të cilët janë ndoshta mbetjet e fundit të këtyre politikanëve të tranzicionit të cilët fundin e tyre politik kryesisht e bazojnë vetëm në premtime dhe zero realizime tha Mickoski./fol.mk