Asnjëfar  ndryshimi për emrin është qëndrimi i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë ose 47.1 për qind, sipas sondazhit të fundit nga QMBN dhe Instituti për Demokraci, përcjell fol.

Vetëm 14.4 për qind do të pranonin një “formulë të dyfishtë” ,ndërsa vetëm 14.1 për qind  do të pranonin emër për përdorim të përgjithshëm ose erga omnes. Emër i mundshëm për  përdorim në organizatat ndërkombëtare është i pranueshme për 13.6 për qind, ndërsa 10.1 për qind do të mbështesë një emër dakorduar për përdorim të përgjithshëm ndërkombëtar.

Krahasuar me anketën e fundit të vitit 2013  nga QMBN (MCMS),  ka një rënie prej 15 pikë në përqindje në favor të kundërshtimit të ndryshim të emrit, por qëndrim negativ akoma dominon.

Në anketën e  QMBN dhe Institutit për Demokraci, e cila do të prezantohet në edicionin e sontëm  në Top Tema  në Telma TV, e që kryer në teren nga e 5 deri në  20 prill edhe atë nga 1.004 të anketuar, poashtu janë përfshirë edhe   pikëpamjet e qytetarëve mbi emrin me  përcaktim gjeografik, çështjet e identitetit, dhe referendumin./fol.mk