Shaqiri: Të gjithë e kanë kuptuar se jemi skuadër serioze Futbollisti Xherdan Shaqiri është optimist se përfaqësuesja e Zvicrës do të dalë mirë nga dy duelet e ardhshme ndaj Serbisë dhe Kosta Rikës, të vlefshme për Grupin E të Botërorit. Shaqiri ka paralajmëruar edhe një ndeshje të bukur për Zvicrën pas paraqitjes fantastike që kishin ndaj Brazilit. Ai ka thënë se nuk ia ka fare frikën Serbisë. “Presioni nuk është mbi ne. E kemi ndalur Brazilin dhe tani jem të etur për fitore. Serbisë nuk ia kam frikën fare, besojmë në një rezultat pozitiv. Ne i dimë aftësitë dhe kualitete tona, kemi lojtarë të shkëlqyer që luajnë në ligat më të forta për shumë vite me radhë. Tani të gjithë e kanë kuptuar se jemi skuadër serioze” ka deklaruar Shaqiri./21Media