received_1378080045541512

Këshilli Iniciativ për Mbrojtjen e Ujësjellësit ”Ali Munishi në Bogovinë organizon PROTESTË kundër UZURPIMIT të ujësjellësit nga ana Kryetarit të Komunës z. Hazbi Idrizi me moton “Të mbrojm JETËN,  se UJI është JETË” Me këtë rast ftojm qytetarët e Komunës së
Bogovinës që me datë 05.08.2016 ditën (e premte) me fillim nga ora 13:45 ,pas faljes së namazit të xhumasë që masovikisht të marrin pjesë në këtë protestë dhe ti themi STOP njëmendësisë së Hazbi Idrizit dhe diktaturës së tij. Në këtë Protestë  janë të mirëseardhur edhe qytetar të vendbanimeve të tjera (Pirok,  Kamjan,  Zherovjan,  Sedllarcë,  Siniçan,  Pallçisht,  Kallnik, Rakovec,  Novosellë,  Urviç,  Jellovjan etj.),  të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim dhe problem me ne,  të vijnë dhe të shprehin revoltën e tyre  kundër uzurpatorit Hazbi Idrizi, thuhet në thirjen për protestë të Këshillit për Mbrojtjen e Ujësjellësit Ali Munishi në Bogovinë.
©fol.mk