Është ekskluzive, lajmi vjen nga Kosova! Fazli Veliu, Fatmir Limani dhe Tahir Hani formojnë parti të re politike në Maqedoni!

Informacionet të këtilla vijnë nga rradhët e të pakënaqurve të BDI-së të cilët do të përdorin nostalgjinë dhe tregimin e bukur të LPK-së gjatë kohës së veprimit të tyre nën ish-Jugosllavi.

Lajmi duket bombastik, por tanimë gjithëçka është e mundshme në BDI. Funksionerët largohen një nga një nga partia që fundoset.

Para disa muajsh u largua gjeneral Gëzim Ostreni, Zulfi Adili dhe Muhamed Ismaili të cilët themeluan UNITETIN dhe do ti konkurojnë fuqishëm BDI-së në kampin politik shqiptar, ndërsa tani rishfaqet edhe një fraksion i ri i udhëhequr nga Fazli Veliu, daja i Ali Ahmetit, i cili sipas burimeve tona ndjehet i ofenduar nga nipi i tij. Mësohet se plasaritja që çoi hidhërimin në rrugë pa kthim ishin përgjimet e publikuara nga opozita maqedonase, ku Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi tallnin Fazli Veliun për premtimet e tij astronomike në fushatë dhe sjelljet si “Shumar Stojmiri”.

Nismës së Fazli Velit i është bashkangjitur Tahir Hanit, funksionarit strugan që është nxjer jasht loje nga Merko, dhe Fatmir Limanit që nuk po gjenë rehatinë vetëm me postin e zv.Drejtorit. Goditja do të vijë javëve në vazhdim kur ish-funksionarët e BDI-së do të provojnë zgjerimin e tyre dhe themelimin e strukturave në teren. Ngelën e paqartë arsyeja e vërtetë e kësaj manovre të Fazliu Veliut dhe grupës së tij. Shumëkush nga ish anëtarët e LPK-së kanë humbur besimin tek kjo garniturë e BDI-së përshkak të dyshimeve se këta persona kanë keqpërdorur 16 miliona euro fonde financiare të diasporës, të destinuara për të ndihmuar financimin e armatimit në Maqedoni.

©fol.mk