Shkruan Mr. Huzeir Mustafi

Shumica e politikanëve maqedonas karierën e tyre politike e kanë filluar me fjalime emocionale duke u dridhur nga emocionet ku temat kryesore kanë qenë Shiptarski Teroristi, Gasni Komori za Shiptari, Shiptari ne ka odat vo Albania etj.

E çmund të presësh nga një gjenerat e tillë politikanësh që janë rritur duke u ushqyer me një urrejtje të tillë!?

I tillë është edhe sekretari gjeneral i qeverisë ” Reformatore ” Dragi Raskovski qeveri e cila pretendon se është demokratike, qytetare dhe europiane .
Për të qenë europian dhe demokratik duhet që minimum stërgjyshi gjyshi e babai e më pas edhe ti të kesh mbytur urrejtjen kundrejt bashkqytetarëve tu përndryshe je një mashtrues që ke vendosur maskën e europianit e në fakt përbrenda je një egërsirë që vazhdimisht shpërndanë urrejtje.

Ujku qimen e ndërron por vesin se harron , Dragi paska ndërruar qimën por veset i ka të njejta kështu që menjëhet duhet shkarkuar nga detyra e sekretarit gjeneral të qeverisë!