vv gjilan vv nuk i falimSot, qytetarët e Gjilanit, nën organizimin e opozitës së bashkuar manifestuan masivisht kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Nga Gjilani, Qeverisë së Kosovës iu drejtua edhe njëherë mesazhi që Kosova nuk pranon ndarje etnike, republikë serbe brenda shtetit dhe falje të territoreve.
Opozita e bashkuar është e vendosur dhe e pandalshme deri në tërheqjen e marrëveshjeve.
Qeveria Mustafa – Thaçi, ditëve në vijim do të përballet me protesta e manifestime edhe më masive nëpër qytete të tjera dhe në Prishtinë