Ministrat shqiptar shkojnë e vijnë, ndërsa Jugohromi vazhdon të ndotë përditë.

Deklasimi më i madh i përfaqësimit të shqiptarëve në politik ilustrohet më së miri nga ndotja dhe helmimi që shkakton Jugohromi ndaj 250 mijë shqiptarëve të Pollogut, ndërsa BDI si parti qeverisëse vazhdon të jetë e dëgjueshme ndaj politikave shkatëruese dhe “kancerogjene” të VMRO-DPMNE-së.

Pikërisht nga kjo zonë BDI mer mijëra vota, ndërsa heshtja është e pakuptueshme. Aq thellë qenka hipotekuar dhe kriminalizuar, sa që nuk është e aftë të mbrojë as shëndetin e aktivistëve të saj, se jo më tepër!

BDI do të venitet një ditë, por a do të venitet fabrika e Jugohromit që nuk di të ndalet së helmuari Tetovën dhe fshatrat përreth. 

Tetovarët e kanë fjalën! Zgjedhjet afrohen.