Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të realizojë zgjedhje për president të Republikës së Maqedonisë sipas dokumentit me të cilin kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi i ka shpallur zgjedhjet, deklaroi sot kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski. Sipas tij, do të merret parasysh edhe situate e krijuar me ndryshimin e Kushtetutës dhe do t’i respektojë vendimet e Parlamentit që i ka shpallur zgjedhjet për president të Republikës së Maqedonisë, transmeton Gazeta Lajm.
Në fletën e votimit nuk do të shkruajë asgjë përveç emrat e kandidatëve, siç ka qenë rasti edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.