Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në një intervistë për Alsat thotë se çështja e vendosjes në rend të ditës të propozim ligjit për Prokurorinë nuk varet nga rrjedha e bisedimeve mes partive, por nga propozimi konkret në Kuvend konform rregullores. Xhaferi thotë se sipas kushtetutës në rast të dështimit të cenzusit në rrethin e dytë, posti i presidentit me automatizëm i takon atij. Nuk beson se Turqia kushtëzon ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO me arrestimin e personave të kërkuar nga Ankaraja.