Sulmi në tru po paraqitet gjithnjë e më herët dhe në rrezik më të lartë janë njerëzit e moshës midis 40 dhe 50-vjeç.
Ekspertët besojnë se obeziteti, stili i ulur i jetesës, aktiviteti i parakohshëm fizik dhe sëmundjet kronike siç janë hipertensioni ose diabeti ndikojnë më së shumti në rrezikun nga sulmi në tru.
Kontrolli i peshës
Për fat të mirë, sulmi në tru mund të parandalohet ose të paktën të reduktohet ndjeshëm.
Kontrolloni nivelin e kolesterolit – niveli i lartë i kolesterolit të keq (LDL) dhe niveli i ulët i kolesterolit të mirë (HDL) rrisin rrezikun nga mbyllja e arterieve, e cila pengon rrjedhjen normale të gjakut dhe rrit rrezikun e sulmit në tru.
Marrja e kontrolluar e yndyrës së ngopur ulë nivelin e kolesterolit të keq dhe ushtrimet e rregullta rrisin nivelin e kolesterolit të mirë.
Rrahjet e zemrës
Aritmia rrit rrezikun për pesë herë për sulm në tru. Nëse vëreni se zemra juaj ka rrahje të parregullta, konsultohuni me mjekun tuaj.
Ndaloni pirjen e duhanit
Pirja e duhanit negativisht ndikon në elasticitetin e enëve të gjakut, pasi ato bëhen të ngurta dhe ky zakon i keq njëkohësisht rrit rrezikun e formimit te mpiksjes se gjakut dhe ndikon në zhvillimin e hipertensionit, i cili është faktori më i rëndësishëm për rrezikun e sulmit në tru. Por, shumë studime kanë treguar se pas ndërprerjes së duhanit, rreziku reduktohet dhe kthehet në nivelin e jo duhanpirësit për rreth pesë deri në dhjetë vjet.
Aktiviteti fizik
Çelësi për parandalimin e sulmit në tru është aktiviteti fizik, pasi ai ndikon në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe kontrollin e peshës së trupit. Ekspertët rekomandojnë ushtrime rreth 30 minuta pesë herë në javë.
Kripa dhe alkooli
Kufizoni konsumin e kripës dhe alkoolit. Kur zvogëloni konsumimin e kripës, veprimi i faktorit të dytë më të madh të rrezikut për goditje në tru do të reduktohet. Alkooli mund të prishë ndjeshëm presionin e gjakut, gjë që gjithashtu rrit rrezikun e sulmit në tru.
Stresi dhe depresioni
Megjithëse marrëdhënia midis stresit, depresionit dhe sulmit në tru ende nuk është përcaktuar plotësisht, është vërejtur se këto kushte mund të jenë shënjues për zbulimin e rrezikut të dëmtimit të trurit.
U zbulua se njerëzit në depresion rrezikon dy herë më shumë nga sulmi në tru. Vizitoni mjekun nëse keni sëmundje të tjera si sëmundja koronare e zemrës, diabeti, kolesteroli i lartë, fibrilacioni atrial, transmeton KosovaPress.
Simptomat e sulmit në tru
Dobësia e funksioneve motorike
Paaftësia për të ecur dhe qëndruar
Të vjella që përkeqësohen me ndryshimin e pozicionit të kokës dhe trupit
Vështirësia e shqiptimit të fjalëve, pamundësia për të folur ose keqinterpretimi i fjalimit të një tjetri
Çrregullimi i vizionit, pamja e dyfishtë, humbja e vizionit në një ose të dy sytë.
Faktorët e rrezikut
Nivele të larta të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak
– presion të lartë të gjakut
– pirja e duhanit
– diabeti
– mbipesha
– aktivitet i ulët fizik
– konsumi i tepërt i alkoolit
– çrregullime të zemrës dhe gjakut.