Në një postim në Facebook, kryetari i rinisë së RDK-së ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar sot ndërmjet Kryetarit të Lëvizjes Besa dhe Fadil Zendelit që vazhdon të thiret si Kryetar i RDK-së edhe përkundër faktit se me anë të vendimit gjygjësor kryetarë legjitim i RDK-së është Vesel Memedi. Ai më tej shkruan:
“Të nderuar simpatizant dhe bashkmendimtar të Rilindjes Demokratike Kombëtare, nga ajo që sot është shpërndar nga portalet se ka pasur takim mes dy individëve është paralajmërim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe kundër asaj që ne luftuam paqësisht ose thënë ndryshe politikave dështuese të disa individëve ” të huaj ” të cilët tentuan ta prishin shtëpinë e vet për të rregulluar atë të komshiut. Atyre ju themi “U qoftë rruga e mbarë aty ku e kanë vendin, shpresoj se gjithçka u vërejt me kohë, pasi që politika vazhdohet me vizion, besoj që prej fillimit skeni qenë aspak pjesë e RDK-së. Mirë u takofshim si kundërshtar në zgjedhje,… Më tej z. iseini thekson se RDK ka qenë partia e parë shqiptare në Republikën e Maqedonisë që i ka pastru rradhët e veta dhe është distancu nga politika e më hershme, duke thënë se Aleanca për Shqiptarët është koalicioni që i nevojitet shqiptarëve, andaj ky koalicion do vendos kushte dhe jo kërkesa ndaj palës maqedonase. thuhet ne postim e Shpat iseinit, kryetar i Rinisë në RDK.