”Këshilli opozitar” i përfaqësuar nga Arjanit Hoxha sot ka inicuar takimin në mes kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe Fadil Zendelin, liderin e fraksionit në RDK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bilall Kasami pas takimit deklaroi: “Ne si Lëvizjes BESA kemi potencuar në vazhdimësi se në këto zgjedhje opozita e vërtetë shqiptare duhet të dalë në zgjedhjr e bashkuar, andaj vazhdimisht kemi patur kontakte ka patur iniciativa. Në këtë frymë e mbështesim edhe iniciativën e Këshillit Opozitar që para zgjedhjeve të mund të bashkojë sa më shumë nga subjektet reale opozitare shqiptare, me qëllim për ta rrëzuar këtë të keqe BDI-në me të cilën ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë. Takimi i sotshëm është një fillim i mbarë duke nisur me RDK-në, për ta zgjeruar edhe me subjektet tjera, që janë të interesuara për të rrëzuar të keqen e shqiptarëve që është në pushtet”. përfundoi Kasami./Telegrafi/