qenan aliu

Qenan ALIU

Miq të dashur,

Këshilli i Prokurorëve publik të RM-së disa ditë më parë zgjodhi në fakt RIZGJODHI nga rradhët e saj Kryetarin e Këshillit . Mirëpo, neni 8 paragrafi ( 3 ) i Ligjit për Këshillin e Prokurorëve publik të RM-së ( ”Gazeta zyrtare e RM-së nr.150/2007 dhe 100/2011 ) , në mënyrë decide thotë: ( 3 ) – ”Mandati i Kryetarit të Këshillit zgjatë Dy vjet , PA TË DREJTË PËR RIZGJEDHJE” !

PETAR ANEVSKI, U RIZGJODH , shtrojmë pyetjen publike PSE ?

  • Pse nuk u zgjodh dikush tjetër nga radhët e këshillit ?
  •   Si është e mundur ky këshillë mjaft domethënës për sundimin e së drejtës  të bëjë një shkelje të tillë, duke i llogaritur qytetarët e këtij vendi se janë tartuf  të marë !

 Këtë shkelje ,mediat nuk duhet lejuar të kalojë në heshtje !

© fol.mk