Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e aktivistit Çlirim Gërbeshi. Sipas saj katër policë e kanë shqelmuar derën e shtëpisë ku jeton Çlirimi.

“Aty ndodhej vetëm një grua me një fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë krim, sikur as Çlirimi. Aktivistët e Lëvizjes po ndiqen vetëm pse janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje Shteti, përmes policisë nuk mund të kthehet kundër opozitës, as kundër qytetarëve. Por një shtet autoritar siç është Kosova duhet të ndalet në këtë tatëpjetë që ka marrë. Të gjitha këto përndjekje nuk e kanë ndalur asnjëherë përpjekjen e Vetëvendosje. Këto po bëhen arsye shtesë që të vazhdojmë angazhimin tonë për çlirimin e drejtësisë e cila sot është e kapur nga një shtet mafioz si ky i yni.” thuhet në komunikatë.