Përgjimi akt shëmtuar por në Maqedoni i legalizuar që ajo të bëhet pa vendim gjyqi !
Miq të dashur,
Kam rishikuar për së treti herë ANALIZËN e bërë (personale ) të të gjitha ligjeve që tangojnë aferën e PËRGJIMIT dhe në mënyrë argumentuese kam ardhur në përfundim se: Plotësimet dhe ndryshimet të Ligjit për komunikime elektronike dhe Ligjit për ndjekjen e komunikimeve elektronike ashiqare të vënë në dijeni se PËRGJIMIN e ka realizuar SHTETI ( MPB ) – (DSK).
– Qeveria dhe parlamenti nga viti 2010-të nuk kanë rrespektuar as Vendimin e Gjykatës kushtetuese lidhur me këtë sferë. Deputetët (jo të gjithë por vetëm ata që kanë “aminizuar” me votën e tyre ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të lartpërmendura) , janë kontribues direkt për legalizimin e PËRGJIMIT bile nga viti 2012 -të e kanë mundësuar që ajo të realizohet pa vendim të gjyqit . Këtë analizë jam i gatshëm në detaje ta ndajë në cilin do auditorë të mjeteve elektronike të informacionit .
© fol.mk