Kryetari i shoqatës së ish tē burgosurve politik Shpëtim Pollozhani e ka falënderuar  kryetarin e LR –PDSH-së  Ziadin Sela dhe partinë e tij për pranimin e ftesës për takim të liderëve të partive politike opozitare me qëllim të bashkimit të tyre Në falënderimin  e tij përmes profilit të tij në fejsbuk z. Pollozhani ka thënë : Falenderojmë LR-PDSH për përkrahjen e dhënë për nismën e Shoqatës së të burgosurve dhe të dëmtuarve politikë shqiptarë për një takim të partive opozitare jashtëparlamentate shqiptare në datën: 15.10. 2016 në Selinë e Shoqatës në Shkup. Çfarëdo që të dalë nga ky takim, vetëmse do t’ua rrisë vlerën pjesëmarrësve. Për Shoqatën e të burgosurve dhe të dëmtuarve politikë shqiptarë, Shpëtim Pollozhani-kryetar.

img_20161011_185638

© fol.mk