Numri i veprave penale është zvogëluar dukshëm pas vendosjes së orës policore në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i MPB-së, Naqe Çulev zbuloi se te veprat penale të vjedhjes së rëndë ka rënie prej 45 për qind ndërsa për vepra penale të mashtrimit ka ulje prej 60 deri 65 për qind.

Ai sqaroi se është ulur numri i aksidenteve në komunikacion dhe aksidentet me pasoja janë zvogëluar me 50 për qind.

Ministri Çulev gjithashtu propozoi që të vendoset orar i ri në orën policore, gjegjësisht ora policore të fillojë nga ora 19:00.