Kuvendi i Rinisë së LR-PDSH-së në Tetovë duket se dita-ditës po kthehet në një betejë të vazhdueshme për t’i thënë këtij pushteti, se ishte majft qeverisja juaj! Rinia e këtij qyteti, ku dihet se ndryshimet më të mëdha burojnë nga Tetova, ka tubuar rreth vetes të rinjtë që janë të një mendimi për ta kthyer ndryshimin dhe reformën te çdo shqiptar. Rinia e Tetovës po zgjohet përditë e më shumë, dhe se me vetëdëshirën dhe vetiniciaitë po përfshihen në lëvizje për ta kthyer ndryshimin politik që ka munguar brenda këtyre 14 viteve të fundit.

Rinia e LR-PDSH-së e udhëhequr nga lideri Ziadin Sela synim të tyre kanë ndryshimin dhe konceptin e këtij sistemi politik, dhe se porosia e të rinjve të kësaj lëvizjeje mbetet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucione, dhe se interesi i shqiptarëve nuk do të guxojë të nëpërkëmbet nga askush.

Rigrupimi i të rinjve në qytetin e Tetovës është një sinjal se ndryshimi duhet të ndodhë po nga rinia, si pjesa më vitale e një shoqërie, dhe se zgjimi i rinisë në një ide të përbashkët mund të jetë një goditje e fundit për këtë pushtet të BDI-së dhe VMRO-së.

received_677382242437983received_677382112437996 ë

© fol.mk