VMRO-DPMNE në disa raste gjatë vitit të kaluar zbuloi se ka parregullsi në punën e Agjencisë Nacionale për Programe Evropiane Arsimore dhe Lëvizshmëri, e cila është kompetente për shpërndarjen e fondeve të Bashkimit Evropian në sferën e arsimit, lëvizshmërisë, si dhe sektorin joqeveritar – të njohur me emrin Erazmus +.

Paralajmëruam për tenderë të dyshimtë prej qindra mijëra eurove për vetëreklamim të Agjencisë, ndarjen e mjeteve për organizata të njëjta, pagesë drejtë personave të afërt me LSDM-në dhe drejtoreshës Lidia Dimove, si dhe parregullsi të shumta të tjera.

Gjatë kohës së krizës, vërehet se Agjencia përsëri ka parregullsi në punë. Njëherësh, drejtoresha Dimova ithtarja e Zaevit nga Revolucioni Shumëngjyrësh me kohë nuk ka dorëzuar llogari përfundimtare vjetore deri te Regjistri Qendror. Me këtë, Dimova nuk e ka respektuar afatin e përcaktuar kohor për dorëzimin e llogarisë përfundimtare dhe raport financiar i cili skadon në muajin mars. Deri javën e kaluar, institucioni konsiderohej si joaktiv dhe mund të pasojë shlyerje nga regjistri.

Deri te ne, por edhe deri te të gjitha institucionet gjatë fundjavës arritën informacione për parregullsi të shumta dhe punë të dyshimtë financiare nga Agjencia Nacionale. Për këtë, publikisht e pyesim Lidija Dimovën:

Se vallë llogaria përfundimtare nuk është dorëzuar në afatin e përcaktuar ligjor sepse nga arka e Agjencisë mungojnë dhjetëra mijëra euro të cilat nuk mund të arsyetohen? A ekziston deklaratë se një person i afërt me Lidija Dimovën personalisht dhe pa bazë i ka marrë paratë nga arka zyrtare, por për këtë ende nuk ka kurrfarë procedure në asnjë institucion?

A ka paguar Dimova ekspertë, bashkëpunëtorë të saj të afërt dhe aktivistë të LSDM-së, të cilët aspak nuk paraqiteshin në ngjarjet e organizuara nga Agjencia Nacionale?

A ka blerë Dimova automjete në vlerë prej 100.000 euro të cilat nuk përdoren për nevojat e Agjencisë, por për nevoja personale? Vallë një pjesë e këtyre automjeteve janë dëmtuar seriozisht, sepse janë përdoruar në mënyrë të pahijshme në orët e vona të mbrëmjes nga persona të afërt me Lidija Dimovën?

VMRO-DPMNE-ja fliste edhe për mijëra euro të cilat iu ishin ndarë organizatave të njëjta, për tenderët kontestues dhe për persona të afërt me LSDM-në. Alarmuam edhe për mbi 100.000 euro të paguara agjencive për promovim, pa mbajtjen e tenderit në katër sy. Informuam për konsulent të palejuar të cilët paguanin provizion, si dhe për punësime të personave të afërt me drejtoreshën Lidija Dimova dhe Zoran Zaevin, si dhe nga ish organizata e saj joqeveritare. Për fat të keq, deri më tani për asnjë nga këto akuza nuk ka përgjigje nga asnjë nga institucionet kompetente.

Qytetarët, në këtë kohë krize, meritojnë përgjigje për shpenzim të paarsyeshëm dhe të dyshimtë të parave të tyre dhe parave të qytetarëve të Bashkimit Evropian. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve, pa shtyrje të fillojnë procedura dhe ta zbardhin situatën në Agjencinë Nacionale, e cila në vend se shembull u bë turp në integrimin tonë drejtë Bashkimit Evropian.

Kërkojmë dorëheqje urgjente nga Lidia Dimova.

Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE