Sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi, do të përballet sot me Manchester City, në atë që do të jetë ndeshja e tij e 109-të në Ligën e Kampionëve. Dhe, nga të gjitha skuadrat, të cilave u ka shënuar më shumë gola ylli argjentinas, janë ato angleze; me 16 gola. Në “Etihad”, Lionel Messi ka një mundësi të re për të zgjeruar këtë shpërndarje golash në Champions. 16 golat e Messit kundër skuadrave angleze shpërndahen si vijon: 9 ndaj Arsenalit, 2 ndaj Manchester United (edhe në finale) dhe 5 ndaj Manchester City. Edhe skuadrat gjermane duhet të jenë më të mira përballë Messit, sepse pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u ka shënuar 15 gola.

Kjo shifër shpërndahet si vijon: 7 gola ndaj Bayer Leverkusen, 4 ndaj Bayern Munich, 3 ndaj Stuttgart dhe 1 ndaj Werder Bremen. Në vendin e tretë janë skuadrat italiane, ato që janë ndëshkuar më tepër nga golat e Messit në Champions; plot 10 herë. Argjentinasi shënoi kundër Milanit 8 gola dhe ndaj Romës 2 gola. Në total, Messi u ka shënuar skuadrave nga 16 vende: Angli, Gjermani, Itali, Skoci, Francë, Holandë, Ukrainë, Greqi, Rusi, Danimarkë, Republika Çeke, Qipro, Zvicër, Spanjë, Bjellorusi dhe Portugali. Kësisoji, ai i ndan 89 golat në Champions: një “repóker”, një “poker”, pesë “hat trick” dhe 18 dopieta. Në 18 ndeshje të tjera ai ka shënuar nga një gol./Telesport.al/

Golat e Messit, sipas vendeve Ja si i shpërndan Messi golat e tij në Ligën e Kampionëve

11