Qeveria deri dje siguronte se situata me koronavirusin në vend është nën kontrollë, që dje të shpallë orë policore prej sonte ora 21:00 e deri të hënën ora 5:00 në disa qytete si Shkupi, Shtipi, Tetova e Kumanova, shkruan Zhurnal.

Në një pjesë tjetër të venditn do të ketë orë policore “normale” me nga 13 orë në ditë. Operacioni i suksesshëm por pacienti vdiq. Kush e di sesa të infektuar do të kishim nëse situata nuk ishte nën kontrollë, komentojnë qytetarët nëpër rrjetet sociale pas vendimit të djeshëm të Qeverisë.

Ne që për më shumë se dy muaj nuk shoqërohemi me askend, mbajmë distancë dhe maska, do të shkojmë në paraburgim për shkak të disave që nuk i respektojnë as orën policore, as ndalesën për grupime, as rekomandimet shëndetësore, janë reagimet më të shpeshta të qytetarëve në rrjetet sociale. Nuk patët guxim që ti mbyllni objektet fetare, lejuat të mbaheshin liturgji, mbledhime për iftare, orë policore me “pauzë” për Bajram, dhe ja tani na mbyllni të gjithë, komentojnë qytetarët e revoltuar.