Brooklyn ka telashe me skuadrën, pasi një numër i madh i lojtarëve nuk pranuar të shkojnë në Orlando për rifillimin e sezonit.

Në këto kushte, Nets kanë nënshkruar me veteranin Jamal Crawford, i cili do të ndihmojë skuadrën në këto ndeshje.

Statistikat tregojnë se Crawford është superior krahas shokëve të skuadrës (atyre që do të udhëtojnë në Orlando).

Crawford gjatë karrierës së tij ka shënuar pikë më shumë sesa gjithë shokët e skuadrës bashkë, transmeton lajmi.net.

‘J Crossover’ ka shënuar në total 19414 pikë, kurse gjithë lojtarët tjerë të Brooklyn që do të paraqiten në Orlando kanë shënuar 14954.

Këtu vërehet edhe më mirë bagazhi që Crawford ka krijuar në NBA. /Lajmi.net/