Të paktën katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa 15 janë plagosur gjatë shpërthimit të sotëm në bazën më të madhe ushtarake amerikane në Afganistan, kumtoi misioni i NATO-s në vend.

Për sulmin përgjegjësi morën grupet e armatosura talebane, lajmëroi DPA.

Në një porosi në Tuiter, talebanët theksuan se një vetëvrasës me bombë e ka kryer sulmin me ç’rast u vranë katër dhe u plagosën 15 persona.

Viktimat janë të huaj, por tani për tani nuk bëhet e ditur kombësia e tyre.

Shpërthimi në bazën ushtarake-ajrore “Begram në provincën lindore Parvan, shpërtheu pas orës 05.30 (02:00 sipas kohës së Maqedonisë).

SHBA-ja ka rreth 10.000 ushtarë në Afganistan, ndërsa kontingjenti më i madh amerikan në vend është locuar pikërisht në bazën “Bagram”, në pesëdhjetë kilometra në veri të kryeqyteti Kabul.

Të enjten në mbrëmje katër persona e humbën jetën dhe 128 u plagosën ku një vetëvrasës me bombë me kamion të mbushur me mjete shpërthyese u përplas në konsullatën gjermane në qytetin verior afgan Mazar Sharif. Edhe për këtë sulm përgjegjësinë e morën talebanët.