Daut EMINI

Marrëveshja maqedonaso-bullgare, nënshkruar më 26 korrikut 2017 në Sofje, nuk ishte fillimi i kurtheve bullgare ndaj maqedonasve. Kurthet bullgare ndaj maqedonasve kanë filluar shumë vite më parë, atëherë kur maqedonasit filluan të luajnë në muzikën bullgare. Pra, ishte viti 2007 kur maqedonasit filluan me shumicë të aplikojnë për nënshtetësi bullgare, si mundësi e artë për të fituar nga anëtarsimi i Bullgarisë në BE.

Dhe, parë nga ana maqedonase, shkaqet për aplikimin dhe pranimin e nënshtetësisë bullgare ishin objektive, ndërsa, pala bullgare, për dallim nga ajo maqedonase, kërkesat për nënshtetësi të maqedonasve i trajton thjeshtë subjektive, duke krijuar me shumë kujdes një protokol të veçantë të rrugës për nënshtetësi bullgare. Kështu, si rrjeshojë, kanë miratuar ligjin për nënshtetësi bullgare të hartuar nga ekspertë të zgjedhur të fushave multidiciplinare, duke parashikuar çdo hollësi të procedurës për dhënjen e nënshtetësisë, bazuar në të drejtën e vetëdeklarimit, të vetëdijshëm se ashtu do e fitojnë „luftën“ ndaj Maqdonisë së Veriut.

Parë realisht, problemi bullgaro-maqedonas nuk lindi tani, siç pretendojnë disa qarqe në Maqedoninë e Veriut! As nuk lindi më 26 korrik 2017 kur dy kryeministrat, Boyko Borissov dhe Zoran Zaev, nënshkruan Marrëveshjen e kobshme për maqedonasit, duke ia lidhur këmbët Maqedonisë së Veriut para dyerve të BE-së! Problemi bullgaro-maqedonas ka lindur më 29 nëntor 1943 në mbledhjen e KAÇPJ-së (Këshilli Antifashistë për Çlirimin Popullor të Jugoslavisë), respektivisht më 2 gusht 1944 në mbledhjen e KAÇPM-së (Këshilli Antifashistë për Çlirimin Popullor të Maqedonisë), me çrast lindi edhe Republika e Maqedonisë në kuadër të Jugoslavise. Bullgaria kurrë nuk është pajtuar me vendimet e KAÇPJ-së dhe KAÇPM-së që njohin nacionalitetin maqedonas, respektivisht gjuhën, shkrimin dhe kulturën maqedonase, të pavarur nga ajo bullgare, sepse Bullgaria maqedonasit, në të gjitha dokumentet zyrtare të saj, i trajton si pjesë e trungut të tyre kombëtar. Prandaj problemi maqedonaso-bullgar është i vjetër poaq sa edhe vet krijimi i Maqedonisë së Veriut.

Plani B bullgar për shpërbërjen e identitetit, gjuhës dhe shkrimit maqedonas

Nga burime zyrtare të Bullgarisë kuptohet se mbi 80 mijë maqedonas tashmë kanë pranuar nënshtetësinë bullgare, ndërsa njoftohet se numri i atyre që presin për të marrë nënshtetësinë është shumë i madh. Fitorja dilomatike e Bulgarisë ndaj Maqedoninë, në prag të hapjes së negociatave me BE-në, do të ndikoj që numri i kërkesave të maqedonasve për nënshtetësi bullgare të rritet. Dhe ky trend do të vazhdoj deri kur pjesa më e madhe e maqedonasve do të kenë edhe nënshtetësinë bullgare. Pikërisht ky është Planin B bullgar për hapin përfundimtarë drejtë fitores nga maqedonasve! Ky Plan do të filloj me ndryshim plotësimin e ligjit për nënshtetësi, ligj ky i bazuar nga praktika e shumë vendeve të BE-së. Dhe, sipas atij ligji, Qeveria bullgare do të këroj të zbatohet e drejta e vetëpërcaktimit të qytetarëve bullgar me dy nënshtetësi, të përcaktohen për një nënshtetësi. Është logjikë e thjeshtë se të gjithë maqedonasit që kanë nënshtetësi bullgare, përpara një vendimi të tillë, ta lënë nënshtetësinë bullgare dhe të humbin të gjitha favoret që i kanë nga ajo në BE apo të lënë nënshtetësinë maqedonase, do të zgjedhin të dytën, pra do e lënë nënshtetësinë maqedonase, dhe ky vendim i maqedonasve ndikon në realizimin e qëllimit bullgar me sukses maksimal.

Kjo ishte njëra anë e medaljes, në fitoren e Bulgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut! Ana tjetër e medaljes në fitoren, akoma më bindëse, e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, është Marrëveshja e Sofjes e nënshkruar më 26 korrik 2017, mes Kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku, sipas kësaj Marrëveshje, problemet e njohura bullgaro-maqedonase të zgjidhen në bazë shkencore, nga një grup ekspertësh multidiciplinarë, nga dy vendet, vendimet e të cilit do të bazohen në dokumente shkencore dhe historike. Nuk duhet të jesh ekspert për të kuptuar se grupi i ekspertëve maqedonas, në mungesë të fakteve dhe dukumenteve të tyre, kanë një dhe vetëm një mundësi: Të pajtohen me faktet dhe dokumentet bullgare për fatin e maqedonasve!

Fakti që implementimi i kësaj Marrëveshje tashmë është bërë kusht kryesor për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, tregon për fitore apsolute të diplomacisë bullgare! Qytetarët maqedonas në Maqedoninë e Veriut, duke qenë të humbur të dyfishtë përballë Bullgarisë, nuk kanë rrugëdalje tjetër pos të luajnë në muzikë bullgare dhe kështu, të paktën, të ruajnë atë që akoma e kanë në dorë, dhe ajo është fasuleta me të cilën kanë hequr vallen!