Shkruan Mr Huzeir Mustafi

Dream team kosovarë dhe influenca e tyre në trojet shqiptare.

Tani më kanë filluar të shëndrrisin rrezet e para të diellit nga pranvera e ngrohtë e shumë pritur në Kosovë, që nga pas lufta.

Deri sa vitin e kaluar ishte aktuale motoja se pranvera shqiptare fillon nga Kosova, tani më kjo pranverë ka filluar dhe se rrezet e asaj ngrohtësie kanë filluar të shëndrrisin edhe hapsirat tjera ku jetojnë e frymojnë shqiptarët.

Vetëdija e qytetarëve kosovarë ka qenë gjithmonë një hap para në përpjekjet për ndryshime, qofshin ato në të kaluarën gjatë periudhave kur Kosova ndodhej nën sundimin jugosllavë apo edhe tani kur nevoja për ndryshe në qeverisjen e vendit ishte shëndrruar në mision shumë të rëndësishem apo siç thonë anglezët “To be or not to be”, sepse vazhdimi i qeverisjes nga subjektet e deri tanishme që kishin qeverisur me vendin do të thoshte braktisje masive e rinisë dhe humbje e madhe e shpresës për jetë e për zhvillim.

Zgjedhja e mbrëmshme e presidentës së Republikës së Kosovës zonjës Vjosa Osmani Sadriu, e plotësoi boshllëkun institucional që ishte krijuar dhe se tani i kemi gjitha para kushtet për të parë një punë të mirë e pse jo edhe pêr ti prekur të mirat që ky ekip prej njerzve profesionist e të pa korruptuar do të ua sjellin qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe shqiptarëve gjithandej.

Një Kosovë me Vjosa Osmanin presidente Albin Kurtin kryeministër, Glauk Konjufcën kryeparlamentar, Donika Gërvallën kryediplomate e Albulena Haxhiun ministre e drejtësisë, pa anashkaluar dhe gjithë ekipin tjetêr mendoj së është një Dream Team( Ekipi endrrave) që çdo shqiptarë do të kishte patur dëshirë ti ketë si udhëheqës.

Pa dyshim se fryma ndryshimit dhe fakti që edhe partitë opozitare mundë të fitojnë tani më është përçuar edhe në vendet tjera si këtu në Maqedoninë e Veriut,Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi.

Ndryshimet në Maqedoni ishin të pamundura jo për faktin se BDI nuk fitohej, po ndikimi i drejpërdrejtë i zyrtarëve kosovarë të asaj kohe duke keqpêrdorir edhe detyrat zyrtare, ishte një suport i madh për BDI në duke i dhënë një ndimes të nevojshme për të dalur subjeti i parë në vend, kuptohet kjo edhe me ndihmën e madhe të subjekteve maqedonase si dhe institucioneve shtetërore e sidomos ato të sigurisë e gjygjësisë.

Fitorja e VV dhe formimi i intsitucioneve atje do të thotë edhe ndërprerje e “subvencionimit” që i bëhej BDI nga Kosova kështu që shqiptarët e Maqedonisë e konkretisht subjektet opozitare ASH e AAA nuk presin që VVdhr Albin Kurti tua sjellë fitorën sepse për një gjë të tillë kanë kapacitete të mjaftueshme, por dy gjëra janë të rëndësishme të përcillen nga Kosova, e para fryma e fitorës dhe e ndryshimit të domosdoshëm dhe e dyta ajo që e ceka më lartë, ndërprerja e kanaleve që kanë ndihmuar BDI që të sillet me komoditet gjatë këtyre 20 viteve.

Ndikimi i VV do të jetë më i drejpërdrejtë edhe në Shqipëri me që atje veç më garojnë kandidatët e VV dhe pritet të kenë një rezultat pozitib e që padyshim do të jetë një fillim i ri apo një risi në jetën politike të Republikë së Shqipërisë.

Pra ngrohtësia e rrezeve të diellit nga pranvera kosovare dhe energjia pozitive nga formimi i institucioneve shtetërore tani më është përcjellur te ne, ngelet në duaet tona që këtë frymëpozitive ta kanalizojmë me kujdes e me sukes dhe ta shëndrrojmë në ndryshim e shpresë, për një jetë më të mirë për shqiptarët këtu.